KreuCelebrity

Ja kush e shoqëron gjithmonë Orlando Bloom?

Aktori Orlando Bloom nuk ka nevojë për një shoqërues që të marrë vëmëndje, por nëse ky shoqërues është një krijesë në miniaturë, atëherë lojën e ka të humbur. Aktori është parë duke i dhënë biçikletës në rrugët e Pragës me qënin e tij Might (po, ky është emri i tij). Nuk e kishte lënë në shportën klasike të biçikletave, por e mbante si një femijë të vogël në  çantën e  shpinës të vendosur në kraharor dhe Mighty mund të nxirrte kokën dhe të shihte ndërkohë Orlando i jepte biçikletës. Kemi shumë pyetje në lidhje me sigurinë që ofron kjo mënyrë transporti, por ky qenush duket kaq i mirë, sa po e anashkalojmë këtë herë!

Nëse arrini të shihni çfarë fshihet mbrapa helmetës, kapakut të bejsbolit dhe syzeve sportive të diellit, do vini re një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij përgjatë këtij sezoni çiklistik, sepse kur ti dhe miku juaj më i mirë jeni një kombimin perfekt, çfarë tjetër mund të prisni? Orlando dhe Mighty janë pothuajse të pandashëm. Aktori e merr me vete kudo që shkon, në udhëtimet jashtë vendit, si Japonia, dhe në rrethinat e  qytetit të New York me shokët e tij, si Leonardo DiCaprio dhe Toby Maguire. Aktori poston vazhdimisht në Instagramin qenin e tij, përveç aktiviteteve me biçikletë, punën e bamirësisë që zhvillon për UNICEF apo projektet kinematografike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF