Nuk janë të pakta rastet kur artistet e njohur shqiptarë shprehin qëndrimet, opinionet dhe shqetësimet e tyre përmes rrjeteve sociale. Një prej tyre është edhe aktori i njohur Julian Deda!
Juli ka ndjekur mbrëmë emisionin “Zonë e Lirë” nga Arian Çani ku kanë qenë të ftuar në studio kolegët e tij aktorë si dhe Kryeministri Rama. Ai ka shprehur pakënaqësinë ndaj moderatorit Çani i cili i ka lënë më shumë kohë në dispozicion për të folur Ramës sesa aktorëve.
“O Çani, aktorët janë më të rëndësishëm se kryeministri mor burrë. Si mundesh, që shkatërruesin ta lësh të flasë sa të dojë, duke i bërë një shërbim të papare, ndërsa fton 7 artistë, që përpiqen ta argëtojnë këtë popull dhe i interviston shpejt e shpejt se nuk ke kohë për ta, duke i detyruar të thone ose “po” ose “jo”..?! P.s. Ngatërrim zorrësh…!”
Në studio, krahas Ramës ka qenë edhe kasti i aktorëve të shfaqjes teatrore “Çifti i çuditshëm”. Përmes komenteve në këtë status Deda shton se ekziston një disnivel i madh në Shqipëri mes politikës e artit.









Khloe Kardashian nuk e fsheh dot më…

Çfarë e shqetësoi Elvisin sot…?





Alketa fton Fiorin në “Dance with me”?




