KreuCelebrity

Gruaja e djalit të Grace Kelly, edhe më mahnitëse se ylli hollivudian!

Princesha Charlene e Monakos solli vibrance të Grace Kelly-t, e veshur me një fustan të purpurt në Beverly Hills. Ishte nata Gala e ndarjes së çmimeve Grace eventi i cili solli të mahnitshmen Charlene në qendër të vëmendjes si kurrë më parë.

Princesha shoqërohej nga bashkëshorti, Princ Albert II i Monakos, ndërsa organizimi mbahej nga Fondacioni Pinceshë Grace. Ky i fundit, është themeluar nga babai i Albertit, Princ Reiner III, në nder të pjesëmarrjes dhe talentit të shë shoqes në kinema, teatër dhe vallëzim. Fustani plot shkëlqim i Charlene, shoqruar me flokët e verdhë të shkurtër dhe vathët e diamantit, të sillnin në kujtesë vjehrrën e saj, e cila la karrierën hollivudiane për t’u bërë Princesha e Monakos.

Të pranishëm në event ishin edhe Buzz Aldrin, njeriu i dytë që ka shkuar në hënë, si dhe aktorja e Sex and The City, Kristin Davis. Gjatë mbrëmjes, çifti rojal prezantoi regjisorin James Cameron, duke i dhuruar atij çmimin Prince Rainer III, që vlerëson liderët në art. Cameron ishte vlerësuar më konkretisht për kontributin e pashoq në artin kinematografik, që ka ndikuar njëkohësisht së shumti edhe në publikun e gjerë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF