KreuCelebrity

Zbulohet gjinia e fëmijës së tretë të Jessica Alba!

Aktorja e njohur Jessica Alba po shijon pritjen e ëmbël. Alba dhe bashkëshorti i saj Cash Warren kanë dy vajza, Honor Marie dhe Haven Garner dhe tani do të bekohen me një bebe tjetër!

Aktorja ka ndarë një video në të cilën zbuon gjininë e fëmijës së saj përmes ngjyrës së kaltër, Alba dhe dy vajzat e saj luajnë me tullumbacë të kaltër dhe në këtë mënyrë ajo rrëfen me emocion se familja e tyre do të zgjerohet me një djalë!

 

“Mezi pres ta llastoj”, shkruan aktorja e cila e zbuloi shtatëzaninë dhe barkun e rrumbullakosur kur ishte me pushime në ishujt Hawaii në muajin korrik. Shtatëzania e tretë e ka ndryshuar Alba-n,  përmes rrjeteve sociale e shohim duke u argëtuar shumë e duke jetuar shëndetshëm.

Ditët e aktores janë të mbushura me lumturi, dieta të shëndetshme dhe joga. Burime të afërta pranë saj tregojnë se Alba është shprehur që ky do të jetë fëmija i fundit për të.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF