KreuCelebrity

Anna Faris rrëfen: a është Lawrance shkaku i divorcit mes saj dhe Pratt?!

Që nga lajmi për divorc, Anna Faris ka qenë vërtetë e hapur mbi detajet e marrëdhënies mes saj dhe Chris Pratt. Edhe pse aktorët shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, Faris nuk është kursyer me komentet lidhur me Jennifer Lawrance. Kjo e fundit, ka qenë protagonistja krahë Pratt në filmin ‘Passengers’.

Në atë kohë, dy yjet u përfolën për një marrëdhënie mes tyre, edhe pse zërat rezultuan të pavërtetë. Edhe pse Lawrance nuk ka qenë shkaku i divorcit mes Faris dhe Pratt, Anna nuk e ka lënë pa komente Lawrance. Faris rrëfen se që në fillimet e xhirimeve të ‘Passenger’, publicisti i saj e kishte marrë më vete për t’i thënë: “Do të ketë shumë thashetheme për Chriss dhe Lawrance. Do të publikohen foto të tyre duke qeshur në set, dhe do të nisin thashethemet se mes tyre ka një marrëdhënie. Ti, thjesht duhet të jesh e përgatitur që të gjitha janë fjalë.”

Faris ka rrëfyer se e dinte fare mirë që zërat nuk ishin të vërtetë, megjithatë e cilëson të gjithë këtë thashethemnajë si të tepërt, pasi sipas saj “nuk është e këndshme të përflitesh si e tradhëtuar.” Anna e ka quajtur Lawrance një mikeshë shumë të mirë, madje ka treguar se sa herë shkonte në shesh, J-Law i kërkonte ndjesë për fjalët në qarkullim.

Megjithatë, pavarësisht se Faris nuk e ka kaluar lehtë, nuk e fajëson aspak Lawrance për ndodhitë mes saj dhe Pratt…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF