KreuCelebrity

Surrogata  e Kim Kardashian në pritje të binjakëve?

37-vjeçarja Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë përmes një nëne surrogatë i cili mendohet të vijë në jetë në fund të muajit janar.

 

Surrogata është fotografuar në Kaliforninë e Jugut e veshur sportive me T-Shirt e xhinse të shkurtra. Ajo është gjashtë muajshe e megjithatë barku i saj më i madh i ka bërë të gjithë të mendojnë se është në pritje të binjakëve.

Të jetë e vërtetë? Kim ka treguar tek emisioni i Ellen DeGeneres se i kishin dërguar një email ku i shkruanin se do të bëhej me binjakë në vitin 2018! Të jetë kjo një telepati?

 

 

Fansat e Kim mendojnë kështu edhe pas postimit të saj në rrjetin social Twitter: “Çdokush e di se një karrocë e dyfishtë është më e mire se një e vogël”. Surrogata e Kim është afro-amerikane dhe e martuar prej pesë vitesh.

Ajo do të përfitojë nga kjo shtatëzani 45.000$.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF