KreuCelebrity

Pse mungoi Bella në ditëlindjen e Drake?

Mbrëmjen e kaluar reperi Drake ka mbledhur gjithë yjet e showbizit në festën e ditëlindjes së tij në Los Angeles. 31-vjeçari ka festuar me emra si Hailey Baldwin, Lewis Hamilton, Husein Bolt, Lamar Odom, por të binte në sy mungesa e së dashurës së tij Bella Hadid.

 

 

Po pse nuk mori pjesë Bella në festën e mikut që i organizoi ditëlindjen e saj? 21-vjeçarja ndodhej në Nju Jork në eventin festiv të Karl Lagerfeld të “V Magazine” së bashku me Gigin e të ëmën Yolanda Hadid.

 

 

 

 

 

Bella dhe Drake frekuentohen që prej muajit qershor dhe kanë vendosur që t’i marrin gjërat me ngadalë, e pa e bërë lidhjen publike.  Ndoshta kjo e shpjegon edhe mungesën e saj te festa e Drake në “Poppy Nightclub” në Hollivudin Perëndimor.

Ja disa foto na festa e 31-vjetorit të Drake dhe të ftuarit!

 

 

 

Drake në momentin kur mbërriti në festën e tij në Poppy Night Club në Hollivudin Perëndimor në Los Angeles.

 

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF