KreuCelebrity

Rita Ora, një tjetër arritje në muzikë!

Emri i saj tashmë është i destinuar të korrë suksese, ndërsa kryesimi në top-listat britanike është kthyer në diçka të zakontë. Rita Ora sot ka bërë të ditur një tjetër lajm fantastik mbi arritjet në karrierën muzikore, e kjo jo më kot. Tre nga këngët e saj janë aktualisht pjesë e 30 këngëve më të dëgjuara, e një lajm i tillë nuk mund ta zbukuronte pasditen e Ritës më tepër se kaq.

“Lonely Together”, “Anywhere” dhe “Your Song” janë renditur përkatësisht në vend të pestë, dhjetë dhe tridhjetë. Ndërkohë, Rita ka zbuluar një tjetër fakt interesant, që e bën këtë renditje akoma dhe më interesante. “E vetmja artiste me tre këngë në top 30-tëshen! Mrekulli! Falemnderit shumë të gjithëve! Dua ta dini see suporti i ardhur nga kudo, nuk merret kurrë si i mirëqenë!”, ka shkruar Ora, ndërsa fansat kanë shpërthyer në komente pozitive. Rita është duke shijuar aktualisht lançimin e klipit të ri, ashtu sikurse ka premtuar të tjera projekte të reja së shpejti…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF