KreuCelebrity

Bebe Rexha anulon koncertin, përfundon në spital…

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka filluar turneun muzikor. Orë të tëra përgatitjeje për shfaqjet energjike që ajo dhuron, ushtrimet pë zërin apo udhëtimet kanë bërë që Bebe të humbë fuqitë e të sëmuret.

 

Këngëtarja ka njoftuar vetë përmes rrjeteve sociale se nuk është aspak në një gjendje të mirë shëndetësore. Ja se si shprehet ajo: “Ndihem e shkatërruar që më duhet t’ju them se jam në një regjim të rreptë vokali nga doktori im. Nuk do të jem në gjendje të performoj në koncertin në San Diego. Miku im Marce Bassy do të vijojë koncertin sipas planifikimit. Ju premtoj se do të kthehem fuqishëm tek ju”.

Bebe është në turne me artistin Marce Bassy dhe është detyruar të bëjë pushim nga koncertet për arsye të dëmtimit të kordave vokale.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF