E habitshme, apo jo? Tani që kishte deklaruar se do të tërhiqej të pushonte, Lady Gaga është shfaqur në mënyrë surprizuese në një koncert bamirësie përkrah pesë Ish-Presidentëve të Amerikës Jimmy Carter, George H.W. Bush, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama.
Koncerti ishte organizuar me qëllim mbledhjen e fondeve për të prekurit nga uraganët në Houston, Miami dhe Porto Riko. Këngëtarja është ndjerë e nderuar për pjesëmarrjen në këtë event historik me Ish-Presidentët dhe dikush nga turma i ka brohoritur: “Lady Gaga për presidente!”
“Mendoj se gjëja më e veçantë e të gjithave është dhimbja në një katastrofë të tillë ku duhet të lëmë mënjanë dallimet e të bashkohemi sepse kemi nevojë për njëri-tjetrin ose ndryshe nuk mund të mbijetojmë”, ka thënë ajo.
Gaga ka performuar në piano këngët e saj “You and I”, “Edge of Glory” dhe “Million Reasons”. Ajo dhuroi një milion dollarë në fushatën “One America Appeal”.

Dasmë mes Fedez dhe Ferragni?






Pak nostalgji nga… Majlinda Bregu









Si u nda Rasheli nga Ermali dhe Klani?!



Në vaskë (nudo) me…Klaudia Pepën!
