Ajo është një ndër emrat më në zë të momentit, ashtu sikurse përfshihet në listën e njerëzve më të pasur në botë. E fokusuar tek ekspozimi dhe shitja e imazhit, Kim Kardashian ka qenë shpesh edhe protagonistja e lajmeve të modës me anë të stilit të saj. Sot, Kim feston ditëlindjen e 37-të, ndërsa foto të festimeve ende nuk janë publikuar nga ajo apo të afërmit.
Partnere në jetë me Kanye West, Kardashian gëzon dy fëmijë, North dhe Saint, ashtu sikurse është qendra e vëmendjes në spektaklin Keeping Up With The Kardashians. E famshme për skandale, si: video porno, martesë 76-ditore etj, Kim njihet më së shumti si pasojë e njerëzve që nuk e suportojnë, se sa e anasjellta. Mes jetës së çmendur luksoze dhe shpenzimeve marramendëse, bashkëshortja e West përflitet edhe për ndërhyrjet e shumta kirurgjikale, edhe pse vetë nuk ka pranuar asgjë konkrete. Megjithatë, nuk janë të pakta vajzat që inspirohen nga stili i Kim, e shumë prej tyre guxojnë edhe ta kopjojnë atë. Por, si ka evoluar Kardashian ndër vite? Në fotot e mëposhtme do të vjeni disa nga momentet më stil të saj, që nga fëmijëria e deri më sot.


Në vaskë (nudo) me…Klaudia Pepën!








Grabitet vila e Kim dhe Kanye në Bel Air




Rita Ora publikon klipin e ri “Anywhere”





