Këngëtarja amerikane Pink, është një personazh i njohur për intervistat e saj të sinqerta, vetëm pak ditë më parë ajo na rrëfeu se kishte një vit pa bërë seks me bashkëshortin, e tani ka risjellë në kujtesë një ngjarje të bujshme të vitit 2001 me protagoniste Christina Aguilera-n.
Pink ka kujtuar edhe njëherë sherrin mes këngëtareve në periudhën kur regjistronin këngën “Lady Marmelade”, së bashku me këngëtaret Mya, Lil Kim dhe Missy Elliot. Konflikti lindi se cila prej tyre do të këndonte notat e larta në këngë.
Këngëtarja ka treguar se konflikti për pak sa nuk degradoi në dhunë fizike. Christina e kishte sulmuar në një klub nate duke tentuar t’i gjuante asaj me grusht. Pink shton se kjo ndodhi si pasojë se ishin të reja e në fillimet e karrierës së tyre.
Pas kaq vitesh, këngëtaret kanë deklaruar armëpushimin mes tyre. Ato kanë bashkëpunuar edhe në spektaklin “The Voice”. “Tani jemi rritur dhe e gjithë kjo që ka ndodhur na duket qesharake”, ka treguar Pink.



Rita Ora publikon klipin e ri “Anywhere”












Kastro Zizo: “Më vjen keq për Rudinën…”




