Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka preferuar t’i largohet zhurmës së kryeqytetit këtë fundjavë. Moderatorja e “Dritare”, së bashku me vogëlushen Alana kanë zgjedhur të shijojnë fundjavën në një vend mjaft special të Shqipërisë: në qytetin e Beratit!
Rudina ka treguar se ka një lidhje të veçantë me këtë qytet muze 2500-vjeçar, ajo ka gjyshen në Mangalem, një lagje e rëndësishme muzeale e qytetit. “Pitilushja dhe stërgjyshja”, shkruan gazetarja teksa ka pozuar me të bijën pranë një porte karakteristike të kësaj lagjeje.
Një mënyrë shumë e mirë për të kaluar fundjavën kjo e Rudinës, pranë gjyshërve, në qytetin e një mbi një dritareve!