Edhe pse prej kohësh e shpërngulur në SHBA, Anxhelina Hadergjonaj nuk bën pjesë ndër personazhet e harruar, që fillimisht e nisën karrierën brenda kufijve vendas. Kjo, falë aktivitetit të shumtë në rrjetet sociale si dhe bujës për lidhjen e ngushtë miqësore me një nga grimierët kryesorë të familjes Kardashian. Ky i fundit qendroi në Tiranë brenda kësaj jave, ku mbajti dhe një masterclass për grimin, e Anxhelina nuk mund të mos ishte prezente në një aktivitet të tillë.
Por, duket se këtij udhëtimi i ka ardhur fundi, e këtë na e ka bërë të ditur Beatrix Ramosaj, kushurira e parë e Anxhelinës, nëpërmjet postimeve në My Story. Nga ana tjetër, duket se Anxhelina nuk është larguar nga Shqipëria pa marrë një kujtim unik nga qendrimi i saj disa ditor në kryeqytet. Nëse po mendoni për suvenire apo dhurata të tjera të kësaj natyre, atëherë gaboheni!
Vajza e Albërie Hadergjonaj ka vendosur të realizojë një tatuazh në një nga studiot më të famshme në Tiranë, e kjo vetëm pak orë para largimit drejt SHBA-ve. Shoqëruesja e saj këtë herë ka qenë Beatrixi, ndërsa Anxhelina nuk e ka ekspozuar ende tatuazhin e ri. Fotot më të reja në rrjetet sociale tregojnë se këngëtarja ka realizuar, në fakt, dy tatuazhe në secilën prej këmbëve, krijim ky që me siguri do të na e zbulojë në ditët në vijim…