KreuCelebrity

Publikohen foto të rralla të Michelle Obama si Zonjë e Parë

Fotografja e Shtëpisë së Bardhë Amanda Lucidon, filloi punë në vitin 2013 dhe i ishte kërkuar që të ndiqte e të fotografonte kudo Zonjën e Parë Michelle Obama në këto katër vite. Që nga takimet zyrtare, tek ato shtëpiake, apo në udhëtimet ndërkombëtare Lucidon ka qenë gjithmonë një hap pas Zonjës së Parë.

 

Sot, fotografja ka publikuar librin me fotografi “Chasing light: Michelle Obama throught the lens of a White House photographer” me mbi 150 foto me ngjyra të papublikuara më parë. Gjatë konferencës së shtypit për promovimin e librit, Lucidon tregon: “Zonja Obama është një burim drite dhe frymëzimi në jetën time. Ajo ka qenë një udhëheqëse për mua dhe shumë njerëz të tjerë në botë”.

Ju sjellim disa prej fotove të rralla të Michelle Obama kur ishte Zonja e Parë e Amerikës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF