Gjatë një fjalimi për Elle’s Women, Jennifer Lawrance ka rrëfyer jo pak nga fillimet e karrierës së saj si aktore. Artistja ka treguar një histori sat ë trishtueshme, aq edhe shqetësuese, lidhur drejtpërdrejtë me rastet abuzive të imazhit të trupit dhe jo vetëm, në Hollywood. Jennifer i ishte kërkuar të merrte pjesë në një audicion nudo, ndërkohë që format e saj fizike ishin analizuar dhe kritikuar vazhdimisht. Duke e cilësuar këtë si një eksperiencë pafund të turpshme, aktorja rrëfen: “Isha shumë më e re kur mu kërkua të humbja 7 kilogramë. Ndërkohë, një producente femër më kërkoi të qendroja në një rradhë së bashku me pesë femra të tjera, që ishin shumë herë më të dobëta se unë.”
Duke e kujtuar me trishtim një përballje të tillë, Lawrance ka zbardhur detaje të mëtejshme: “Të gjitha vajzat qendronim në një linjë, plotësisht të zhveshura, me vetëm pjesët intime të mbuluara. Pas gjithë atij poshtërimi, producentja nuk u mjaftua me aq, duke më thënë se duhet t’i përdorja fotot si inspirim për të nisur dietën.” Jennifer kujton një tjetër situatë po kaq fyes: “I tregova një producenti se ç’më kishin thënë. Përgjigja e tij ishte që nuk i besohej se si mund t’a kërkonin këtë, pasi vetë ai parapëlqente shumë të shkonte në shtrat me mua!” Aktorja cilëson se edhe tani po mëson ende se sit ë mos i buzëqeshë një mashkulli, nëse ky i fundit e bën të ndihet jo-komfort. “Çdo njeri duhet të ketë forcën për t’u trajtuar me respekt sepse është qënie njerëzore”, e ka përmbyllur fjalimin Lawrance, duke i dhënë shpresë dhe forcë çdo kolegeje për të ngritur zërin kundrejt fenomeneve të tilla, të hasura shpesh në Hollywood.