Anxhelina Hadërgjonaj kthehet në Tiranë pas dy vjetësh banimi në Los Anxheles. Në një intervistë për “Thumb” Hadërgjonaj rrëfen për karrierën muzikore dhe jetën në SHBA. Duke parë postimet e këngëtares në Instagram, Anxhelina duket se bën një jetë luksoze, me festa e pushime, por kush ja paguan shpenzimet?
Përgjigjen e kësaj pyetje na i tregon vetë Anxhelina e cila shprehet: “Për momentin mami është burimi kryesor. Të gjithë kur shohim njerëz të tillë në Instagram, themi “Ua, çfarë jete”, por edhe ne kemi ato vështirësitë. Në Instagram paraqesim momentet më të mira, më të lumtura që dukemi më mirë, por nuk është gjithmonë ashtu normalisht”. Vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj e nisi karrierën muzikore në Shqipëri dhe pas një periudhe mungese, po kërkon të futet në tregun muzikor amerikan.
