Historia e dashurisë së Chrissy Teigen dhe John Legend është një ndër më të preferuarat e momentit, për sa i përket botës së yjeve. Mes gjithë humorit karakterizues së modeles dhe natyrës paqësore të Legend, dyshja më e famshme e shoubizit ka tërhequr vëmendjen e gjithë publikut. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur Teigen ka zbuluar shumë detaje nga jeta personale e saj dhe bashkëshortit, ndërsa nga ana tjetër është vërejtur më së miri një distancim nga të tilla rrëfime nga ana e këngëtarit. Por, Legend nuk rezervohet të tregojë më tepër se si ka lindur dashuria e tij për Chrissy-n!
“Historia jonë e dashurisë nisi nëpërmjet telefonit, sepse ajo është vërtetë e zonja në tastierë”, ka treguar John duke qeshur. “Është shumë e zgjuar. Këtë e vërejta që në fillim dhe menjëherë mendova ‘Uau, është vërtetë impresionuese!’”, ka zbuluar dhe më tej Legend. “Shkëmbenim mesazhe pafund dhe vura re sensin e saj të humorit. Flisnim në telefon dhe rashë menjëherë në dashuri me natyrën e saj komike e plotësisht të angazhuar. Mendoj se ky ishte momenti i duhur kur kuptova se një njeri të tillë dëshiroja ta kisha në jetën time. Sapo filluam të kalonim edhe më shumë kohë bashkë gjatë pushimeve ndërmjet tureve, aq më shumë kuptuam se mes nesh qendronte një lidhje; lidhje nga e cila lindi martesa dhe sigurisht, vajza jonë”, ka vijuar edhe më tej John. Ai nuk ka nguruar të rrëfejë se nuk ka patur aspak frikë në fillimet e një experience të tillë. Sipas tij, kur vërtetë ndjen lidhje me tjetrin, kjo nuk ka të bëjë aspak me çështjen e sistemit nervor, por me emocionin në vetvete. E jo më kot, janë çifti më i preferuar i momentit, apo jo?







Rita Ora, koncert i zjarrtë për LGBT





Shakira: “Zemra e Pique rreh vetëm për…”



Penelope Cruz zhvishet për…




