Këngëtarja Rita Ora ka qenë pjesë e një koncerti të organizuar në Atlanta, Georgia për komunitetin LGBT. Ajo ka performuar live përpara një publiku të zjarrtë që e ka duartrokitur këngëtaren dhe e ka bërë të ndihet me të vërtetë mirë.
Rita është shfaqur në këtë koncert me një veshje të gjelbër e të shkëlqyeshme. Pas aktivitetit, ajo ka ndarë me ndjekësit një falenderim për gjithë publikun që e ndoqi.
Këngëtarja e “Lonely together” është shprehur se e ka shijuar shumë performancën e saj gjatë perëndimit të diellit, ka falenderuar turmën me të cilët do të kishte dashur të qëndronte përgjithmonë aty.
“Ju dua! Vazhdoni te jëni një inspirim për botën dhe mua! Faleminderit që më keni bërë të ndihem e shkëlqyer ashtu siç jeni të gjithë ju. Krenari të lumtur të dashurit e mi! Jam e juaja përgjithmonë!”, ka përfunduar ajo.





Shakira: “Zemra e Pique rreh vetëm për…”



Penelope Cruz zhvishet për…






Bebe Rexha zbulon këngën e re!

Angelina Jolie ndryshon look!




