Çifti Shakira dhe Gerard Pique janë shoqëruar së fundmi nga spekulimet se martesa e tyre kishte përfunduar e nuk jetonin më bashkë. Mbrojtësi i ekipit të Barcelona-s i hodhi poshtë të gjitha dyshimet, teksa na tregoi përmes një videoje se kishte shkuar të ndiqte bashkëshorten në provat për turneun e radhës.
Ylli i pop-it Shakira ka qenë e ftuar në programin “Verissimo” në Canale 5 ka folur për karrierën e saj, familjen dhe është ndalur në mënyrë të veçantë në karrierën e Pique në futboll. Ja si shprehet ajo për bashkëshortin: “Zemra e tij rreh për Barcelonën. Mendoj se është një nga lojtarët e pakët që është lindur dhe rritur atje dhe është pjesë e ideologjisë së ekipit. Në këtë moment, nuk ka shuma parash në botë që mund të blejnë zemrën e tij. Është e vështirë të gjesh lojtarë të tillë ditët e sotme. Ai është bërë si një institucion i skuadrës së tij.
Këngëtarja kolumbiane ka treguar se do ta mirëpriste me gjithë zemër edhe një fëmijë të tretë, por për momentin, dy djemtë e saj Sasha dhe Milan janë sa për gjashtë fëmijë!



Penelope Cruz zhvishet për…






Bebe Rexha zbulon këngën e re!

Angelina Jolie ndryshon look!









Ja si e çmend Shkëlzeni Arminën…
