Kur nisi programi humoristik “Apartamenti 2XL” kishte si aktorë kryesorë Ermal Mamaqin, Julian Dedën e Gentian Zenelajn, pjesëtarë të ish-grupit “SHBLSH”. Pas një farë kohë, nga ky spektakël humori, u largua i pari Ermali e më pas Genti. Juli vazhdon ende të jetë pjesë e “Apartamenti 2XL”.
I ftuar në programin “Oktapod” të Turjan Hyskës, Julian Deda ka treguar se me aktorin Gent Zenelaj nuk flasin ende, qëkur ky i fundit u largua papritur nga show i humorit. “Genti është larguar në momentin më të keq, duke e lënë spektaklin përgjysmë. Ermali largimin e tij e ka komunikuar shumë kohë para se të lëvizte. Të lesh spektaklin përgjysmë siç bëri Genti, do të thotë ta lesh tjetrin në baltë”, ka rrëfyer ai.
“Por, Genti kështu ka qenë gjithmonë, me të papritura. Edhe sot e kësaj ditë, unë do të doja një ballafaqim me të, që të di se çfarë ka ndodhur tek ai, sepse kjo nuk ka ardhur për shkakun tim. Kjo ndarje erdhi një ditë papritur e ne nuk komunikojmë më. Për gjithë miqësinë dhe karrierën që kemi kaluar së bashku e meritoja një shpjegim për këtë. Ndiej vetëm një prerje në besë për faktin si e bëri ikjen nga spektakli dhe nga dyshja”, ka përfunduar Deda.
Edhe pse kanë kaluar vite nga ky moment, Juli ka treguar se aktorët nuk flasin ende me njëri-tjetrin.



Bebe Rexha zbulon këngën e re!

Angelina Jolie ndryshon look!









Ja si e çmend Shkëlzeni Arminën…






