Sot do të ishte ditëlindja e tij e 86-të, nëse do të ishte ende gjallë. Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ndërroi jetë në tre shkurt pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Në këtë ditëlindje, vajza e tij Elona ka menduar të sjellë dy vepra të reja të autorit: “E bukura, lozonjarja, tokësorja grua” dhe një libër me Aforizma. Ajo ka mbledhur disa nga materialet e shumtë të pabotuar të tij duke i plotësuar në këtë mënyrë edhe një amanet.
Elona ka ndarë edhe një status në Facebook, për të përkujtuar të atin, një figurë me kontribut të madh në letërsinë shqipe: “Kalova një natë pa gjumë. Mendoja e kujtoja çaste të së shkuarës në të cilën kujtesa me zor përpiqej lehtas të trokiste… Por nxitja e orëvë të pagjuma ishin këto dy libra. Ja dola mbanë. Përmbusha një dëshirë e lumturim. Tamam një vit më parë, babi më puthte në ballë i lumturuar duke ledhatuar kopertinën e “Prit edhe pak”. Dje, kur librat e rinj i mora në dorë, syri u lagështua, prekja u zbut, vështrimi u përqëndrua i palëvizur; Siç shihet e nanuritet një fëmijë ashtu ngaherë i jemi afruar krijesave-libra. Më i gjallë se të gjallët je, babushi im”.


Ja si e çmend Shkëlzeni Arminën…









Shpërthen Robert Aliaj: “Llapaqene…”








Jon Gjebrea na prezanton të dashurën!
