Çifti Shakira dhe Gerard Pique janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes si një një çift në krizë e pranë ndarjes. Sidomos kohët e fundit, është aluduar se martesa e tyre ka përfunduar e ata nuk jetojnë më bashkë. Shkak mendohej se ishte tradhëtia e Shakirës me një nga protagonistët e klipit të saj të fundit “Perro Fiel”.
Mbrojtësi i ekipit të Barcelona-s, pas një heshtjeje ka vendosur të reagojë! Ai ka treguar se është pjesë e provave të turneut muzikor europian të ardhshëm të këngëtares. Pique ka ndarë me ndjekësit momentet duke ndjekur provat e bashkëshortes së tij teksa praktikohet me orkestrën. Futbollisti ka vënë gishtin mbi buzë, për të treguar se i duhet të mbajë qetësinë në prova. Postimi i tij na tregon se ata janë ende bashkë dhe ndarja ka qenë thashethem! Çifti janë prindër të dy djemve Milan dhe Sasha.



Jon Gjebrea na prezanton të dashurën!



Ilva Tare, shfaqet elegante pas lindjes










Yjet e Hollywood-it kundër Weinstein



