Ai njihet si reperi i bardhë nga Detroit dhe është i famshëm në mënyrën e tij të të bërit vargjet me rima në Amerikë. Edhe Eminem është një nga shumë artistët që janë shprehur kundër politikave të Trump, e kush më mirë se ai do ta shprehte këtë pikëpamje përmes vargjeve të një kënge?
Reperi ka kënduar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BET Hip Hop Awards” dhe i ka kushtuar edhe disa vargje pikante presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara. Në vargjet e tij reperi përmend se Trump premton se do të ulë taksat, por kush do të paguajë pastaj për udhëtimet e tij ekstravagante, vilat luksoze e resortet e golfit? Ai e cilëson Trump-in si një kopil të vogël e të llastuar i cili nuk respekton heronjtë e ushtrisë.
Kjo nuk është hera e parë që reperi nga Detroit del kundër Trump. Eminem ka qenë pro protestave anti-Trump dhe fushatave kundër tij si president.


Ilva Tare, shfaqet elegante pas lindjes










Yjet e Hollywood-it kundër Weinstein





Lorik Cana i jep lamtumirën futbollit!


