KreuCelebrity

Lorik Cana i jep lamtumirën futbollit!

Përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri-Itali në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ish-kapiteni Lorik Cana ka gjuajtur topin për herë të fundit duke i dhënë lamtumirën futbollit pas 388 ndeshjeve. Ai është emocionuar edhe më shumë nga djemtë e ekipit të kuqezinjve të cilët për nder të tij kishin veshur që të gjithë fanelën me numër pesë e cila i përkiste Canës.

 

Po me çfarë do të merret tani legjenda e futbollit shqiptar? Loriku ka treguar se me çfarë do të merret tani që është shkëputur nga futbolli: “Bota e sportit është e madhe dhe këtu do rrimë, drejtues është dëshira ime, ndoshta drejtues në një klub, trajner nuk është dëshira ime. Djali? Të bëjë çfarë ka dëshirë, unë do ta mbështes. Nëse është për të zgjedhur një sport, do t’i thosha të bëhej tenist.” Ai ka shtuar: “Kombëtarja ka pasur gjithmonë lojtarë të mirë, të zotë, këto vitet e fundit ka pasur vërtetë një kombëtare”.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF