Puthjet në buzë mes personazheve të njohur të skenës dhe ekranit tashmë nuk janë më një tabu. Pas Britney dhe Madonna-s në vitin 2003, Era Istrefit dhe Encës, Devisit dhe Dorianit në “Fiks Fare” një çift tjetër figurash të njohura e ka bërë këtë gjest në transmetim direkt!
Në “Grande Fratello Vip”, prezantuesja e njohur e spektaklit Ilary Blasi ka mirëpritur të ftuarën e saj në studio, bukuroshen argjentinase Belen Rodriguez me një puthje në buzë! Belen është futur në shtëpi të përshendetet me Cecilian dhe Jeremias, motrën e vëllanë të cilët janë të dy konkurrentë të këtij edicioni dhe i ka puthur po në buzë edhe ata!
Puthja e papritur mes vajzave të ekranit italian, të cilat janë edhe mikesha të ngushta është shoqëruar me reagime nga publiku në sallë e në rrjetet sociale, sigurisht!


Jon Gjebrea na prezanton të dashurën!



Ilva Tare, shfaqet elegante pas lindjes










Yjet e Hollywood-it kundër Weinstein




