Djali i moderatorit të “E Diela Shqiptare” dhe këngëtarit të njohur shqiptar Ardit Gjebrea, Jon Gjebrea studion dhe jeton jashtë Shqipërisë, megjithatë nuk është aspak i panjohur për publikun shqiptar. Në foton e fundit në rrjetet sociale, Joni ka ndarë foto nga një moment udhëtimi në Budapest dhe na ka prezantuar me të dashurën e tij Merlin, shoqëruar me një emoji zemre.
Biondja me emrin Merlin është vajza që ka bërë për vete Jonin dhe ai ka zgjedhur pikërisht qytetin e bukur të Budapestit për të bërë publik këtë moment! Komentet e urimet e miqve për çiftin kanë qenë të panumërta në këtë postim, përmendim personazhet si Olta Boka, Aurela Gaçe dhe Megi Ndokaj. Ndërkohë ju zbulojmë se Anila, nëna e Jonit dhe Merlin ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.



Ilva Tare, shfaqet elegante pas lindjes










Yjet e Hollywood-it kundër Weinstein





Lorik Cana i jep lamtumirën futbollit!

