Duket se vajzat e klanit Kardashian-Jenner nuk kanë aspak ndërmend të qetësohen. Pas Kim, Kylie dhe Khloe, edhe motra e madhe Kourtney është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të katërt.
Ndryshe nga të motrat, Kourtney nuk ka preferuar ende të flasë mbi këtë shtatëzani. 38-vjeçarja është në një lidhje dashurie me Younes Bendjima prej një viti. Kourtney ka tre fëmijë nga martesa e parë me Scott Disick: Penelope, Mason, dhe Reign dhe e ka shprehur më parë se do të preferonte edhe për fëmijët e saj të ishin pjesë e një familjeje të madhe ashtu si ajo vetë. Mendohet se fëmija i katërt i Kourtney do të vijë në jetë në muajin prill dhe çifti u ka dhënë lajmin vetëm familjarëve dhe miqve të ngushtë.
Bendjima është model, 24-vjeç dhe ka punuar me Hermes, Burberry, Calvin Klein, dhe Ralph Lauren.






Shpërthen Robert Aliaj: “Llapaqene…”








Jon Gjebrea na prezanton të dashurën!



Ilva Tare, shfaqet elegante pas lindjes


