Gara e kërcimit të së hënës në Klan, “Dance with me”, në këtë edicion të katërt të spektaklit ka shkaktuar debate pafund në studio e në rrjetet sociale. Debati i bujshëm që mbylli mbrëmjen e kaluar mes Robert Aliajt, Valbona Selimllarit dhe Fiori Dardhës u shoqërua me tërheqjen e kësaj të fundit nga gara pas u ndje e ofenduar.
Ky debat që vijoi me ofendime pëfshiu edhe një person që nuk ndodhej në sallë, bashkëshorten e Robert Aliajt e cila jeton në Bruksel me fëmijët. Mimoza Dino ka treguar në një intervistë se e ndjek spektaklin “Dance with me” dhe e sheh Robertin si një anëtar jurie i cili shfaq po atë vërtetësinë, impulsivitetn e humorin e jetës së përditshme. Ajo i respekton opinionet dhe gjykimin e tij mbi konkurrentët dhe shpesh qëndrimi i tij kritik keqinterpretohet.
Për sa i përket momentit në të cilin u bë pjesë e debatit të tij me Fiori Dardhën, Mimoza shprehet se Roberti si një artist shqetësohet për të prekur problematika të ndryshme politike e sociale të realitetit shqiptar. Ja opinioni mbi fjalët e Fiorit drejtuar asaj: “Në rastin e replikës me Fiorin, unë mendoj se ndërkohë që Berti po gjeneralizonte dhe po vinte pikat mbi “i” për një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare, që nuk flitet më për raste të izoluara, si violenca bashkëshortore dhe familjare, Fiori kaloi në një revansh e atak të personalizuar. Unë besoja të paktën se Fiori, me prirjet e pretendimet e saj feministe, që u përpoq në mënyre konfuze t’i manifestojë në mbrëmjet e “Dance with me”, në çdo rast nuk do të dilte kaq në mënyrë flagrante kundër principeve të saj, duke fyer publikisht në distancë po një femër, një grua tjetër, që ajo nuk e ka idenë cila është dhe çfarë përfaqëson, pavarësisht isha unë bashkëshortja e Robertit apo e dikujt tjetër. Nëse asaj batutat e Bertit iu dukën provokative, duke mos u përgjigjur do të kishte refuzuar, dhe kjo do të tregonte klasin e saj, gjë të cilën ajo nuk e bëri dot. Reagimi i saj nuk meriton më shumë komente.”


Bebe Rexha zbulon këngën e re!

Angelina Jolie ndryshon look!









Ja si e çmend Shkëlzeni Arminën…







