KreuCelebrity

As Arian Çani nuk i reziston më rrjeteve sociale, ja profili i tij në…

Gazetari i njohur Arian Çani, i famshëm për emisionin “Zonë e Lirë” në televizionin Klan, është dorëzuar dhe ka hapur edhe ai një rrjet social. Çani e përsërit prej kohësh në emision për ndjekësit, edhe pse ka pafund llogari në rrjetet sociale që mbajnë emrin e tij, asnjë nuk administrohej nga ai vetë.

 

 

Ai ka njoftuar vetë gjatë emisionit “Zonë e Lirë” live se ka hapur një llogari në Twitter dhe ka ftuar ndjekësit të komentojnë në postimin e tij të radhës e të japin përgjigje për qejfin e tyre në: “Edi Rama reformist? Fasadist? Apo revanshist?”

“Më në fund jam në Twitter, thotë Çani, “një rrjet social elitar”. As gazetari i famshëm nuk i rezistoi dot rrjeteve sociale e Twitter-it.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF