Modelja amerikane Chrissy Teigen, e cilësuar si mbretëresha e postimeve të rrjetit social Twitter ka bërë publik lajmin se në familjen e saj të mrekullueshme me John Legend dhe vogëlushen Luna së shpejti mund të vijë edhe një bebe tjetër. Ndërkohë, ajo është fokusuar në karrierën profesionale.
Këtë vjeshtë, Teigen ka menduar të na sjellë koleksionin më joshës të një linje veshjesh. Ajo ka bashkëpunuar me Revolve në Los Angeles dhe krijimet e koleksionit të saj janë cilësuar nga kritikat si veshje femërore tepër sensuale.
Koleksioni përfaqëson me të vërtetë Chrissy-n: veshje seksi, badi të zeza, mantele me thekë dhe çizme me taka të larta. Ajo e ka shprehur emocionin e këtij projekti me Revolve edhe në rrjetet sociale ku është replikuar nga ndjekës të cilët i komentojnë: “Dua dhe unë”, “I dua të gjitha!”


Shakira: “Zemra e Pique rreh vetëm për…”



Penelope Cruz zhvishet për…






Bebe Rexha zbulon këngën e re!

Angelina Jolie ndryshon look!







