Reperi i njohur Kosovar Ledri Vula na kishte paralajmëruar se në 15 tetor do të publikohej projekti muzikor i radhës, klipi i këngës së tij të re. “TTZ” është një titull i çuditshëm, derisa dëgjon tekstin e këngës, dhe kupton domethënien “Tana të zezat”. Ledri është edhe tekstshkruesi i saj.
Pas imazheve që reperi kishte ndarë gjatë xhirimeve, klipi është tashmë në Youtube dhe të gjithë fansat mund ta shohin e të shuajnë kurizitetin. Ledri shfaqet në këtë klip bardh e zi ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, i veshur me kostum, kollare e beretë duke pirë cigare e duke torturuar pengjet. Një skenë si në filmat amerikanë e disa dekadave më parë! “TTZ” premton të jetë hiti i radhës së reperit Ledri Vula!

Celebrity
Rita Ora, koncert i zjarrtë për LGBT





Celebrity
Shakira: “Zemra e Pique rreh vetëm për…”



Celebrity
Penelope Cruz zhvishet për…






Celebrity
Bebe Rexha zbulon këngën e re!

Celebrity
Angelina Jolie ndryshon look!



