KreuCelebrity

I ati i Marizës merr medalje në maratonë: “Me probleme zemre, por me shpirt sportisti!”

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi është emocionuar së tepërmi gjatë ditës së sotme! Ajo na ka treguar se i ati, 68-vjeçari Pandi ka marrë pjesë në “Maratonën e Tiranës” dhe ka fituar edhe medalje. Edhe pse ai ka pasur probleme e ka vuajtur nga zemra, zgjedh të vazhdojë të merret sport rregullisht. Ashtu si dikur, kur ka qenë futbollist i shkëlqyer. Ja postimi plot emocion i këngëtares për të atin i cili e ka bërë të ndihet krenare sot:

 

“Shumë krenare për babushin tim, 68 vjeç (po që duket si 48 ), i shtruar disa herë në spital me probleme zemre e prapë nuk dorëzohet sepse vrapi e fiskultura i japin gëzim dhe forcë. Edhe mua më frymëzon kur e shihja çdo mëngjes para se të shkonte në punë, merrte biçikletën e shkonte tek liqeni pa përtesë për të vrapuar në ajër të pastër. Futbollist i shkëlqyer i ri, por gjithë jetën mbeti me shpirt sportisti. Je më i miri babush Pandi Ikonomi! Të kam shumë xhan!”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF