KreuCelebrity

Kate Middleton, e mrekullueshme në stacionin e trenit!

Kjo përbën herën e dytë që Dukesha Kate Middleton del në publik pas lajmit të pritjes së fëmijës së tretë dhe problemeve shëndetësore të kësaj shtatëzanie. Kate dhe princat William e Harry kanë marrë pjesë në një ceremoni fejese. 35-vjeçarja e ka konfirmuar pjesëmarrjen vetëm në momentet e fundit.

 

Me një fustan elegant rozë, arritëm të dallojmë pak barkun e rrumbullakosur të Kate. Ajo kishte zgjedhur një veshje të Orla Kiely dhe është përshëndetur edhe me kastin e xhirimeve të filmit “Paddington 2” në stacionin e trenit Paddington.

 

 

Burime pranë Dukeshës bëjnë të ditur se ajo nuk e ka marrë veten plotësisht nga “hyperemesis gravidarum”, por tani ndihet më mirë e pas gjashtë javësh mund të dalë sërish në publik. Kujtojmë se hera e parë pas kaq shumë kohësh ishte pjesëmarrja e saj në eventin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor. Ja disa momente nga paraqitja e fundit e Kate Middleton.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF