Emri i tij ishte ndër më të lakuarit verën që lamë pas, ashtu sikurse prodhimet muzikore nuk kanë të ndalur. Por, e sotmja nuk e ka gjetur Ed Sheeran në formën më të mirë fizike! Këngëtari është transportuar menjëherë në spital pas një aksidenti me biçikletë në rrugët e Londrës. Një makinë ka goditur mjetin e Sheeran, duke e lënë këtë të fundit me një dëmtim në krah. Fansat kanë qenë tejet të shqetësuar lidhur me një lajm të tillë, madje kishte dhe nga ata të cilët menduan edhe më keq se kaq!
Por, Sheeran ka sqaruar ndjekësit e tij nëpërmjet një postimi në Instagram, ku pa humbur kohë shpjegon edhe më me detaje aksidentin e ndodhur. “Kam pësuar një aksident të vogël me biçikletë dhe aktualisht po pres këshilla të mëtejshme mjekësore, të cilat mund të ndikojnë edhe në shfaqjet e planifikuara për datat e mëtejshme. Ju lutem, qendroni në kontakt për lajme të mëtejshme.”, ka qenë ky shkrimi i këngëtarit, ndërsa kujtojmë se ky nuk ka qenë i pari aksident për Sheeran. Shenja mëse e dallueshme ne fytyrë përflitet të jetë shkaktuar nga Princesha Beatrice, që e ka prerë Ed me shpatë, edhe pse James Blunt e ka cilësuar këtë thjesht si një histori të pavërtetë…Epo, shërim të shpejtë Sheeran!










Rita Ora, koncert i zjarrtë për LGBT





Shakira: “Zemra e Pique rreh vetëm për…”



Penelope Cruz zhvishet për…

