KreuCelebrity

Keqkuptimi i rradhës i Woody Allen: çështja Harvey Weinstein!

Çështja e Harvey Weinstein është ajo çka ka shqetësuar Hollywood-in së fundmi, e jo më kot. Disa nga aktoret e kategorisë A më në zë të momentit, kanë dalë hapur lidhur me producentin, duke rrëfyer histori ngacmimesh seksuale, madje dhe përdhunimesh nga ana e Weinstein. Një nga emrat që ka reaguar ndaj akuzave të tilla ka qenë edhe regjisori Woody Allen, i cili nuk ka patur pak për të shprehur.

Allen ka bërë të ditur se zëra të këtij lloji kanë qarkulluar prej kohësh, edhe pse ai vetë nuk ka parë asgjë konkrete. “E gjithë çështja e Harvey Weinstein është realisht e trishtueshme për këdo të përfshirë në të. Sa tragjike për femrat e përfshira, aq edhe trishtë për vetë Harvey-n dhe jetën e tij të rrënuar. Nuk ka fitues në të tilla raste. Është thjesht tragjedi për gratë e gjora, të cilat janë përballur me gjëra të këtij lloji”, është shprehur Allen, duke mos lënë aspak mënjanë shqetësimin e lindur mbi shfytëzimin e të tilla rasteve kundrejt kolegëve meshkuj: “Nga ana tjetër, askush nuk do të dëshironte të mbërthehej nga atmosfera e Salemit, ku çdo mashkull në zyrë do t’i duhet të telefonojë avokatin, në mënyrë që të mbrojë vetveten”. Edhe pse fjalët e regjisorit duken mjaft të qarta, mesa duket mediat amerikane e kanë keqintepretuar opinionin e Allen. Për një çështje të tillë, Woody ka dhënë një deklaratë të dytë, ku sqaron si duhet mendimin e tij: “Kur thashë që ndihem i trishtuar për Harvey-n, mendova se ishte mëse e qartë që theksi vendosej tek fakti që ai është një njeri i sëmurë mendërisht. U surprizova kur pashë se ishte trajtuar ndryshe”. Çështja vazhdon të mbetet e hapur…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF