Me siguri që publiku ka qenë kureshtar për të mësuar se cila do të ishte partnerja e Iljardit në garën e sotme, pas largimit të Fiori Dardhës. Konkurrentja më e re në këtë garë kërcimi është aktorja Rudina Dembacaj! Pas eksperiencës në “Mos i fol shoferit”, tani aktoren do ta shohim të hënave duke kërcyer me Iljardin!
Me humorin që e karakterizon, Rudina ka treguar se në këtë garë do të dobësohet dhe do të marrë notën dhjetë nga Roberti, për të cilin ka treguar me shaka se e ka fiksim.