Edhe pse e ruajtën së tepërmi privatësinë e lidhjes së tyre, çifti më i ri në botën e yjeve nuk kanë mundur t’i shpëtojnë plotësisht vëmendjes mediatike, Para pak kohësh, lajmet rozë njoftuan se Alicia Vikander dhe Michael Fassbender do të mbanin ceremoninë martesore së shpejti në Ibiza. Tashmë, “People” konfirmon plotësisht këto zëra, duke na bërë të ditur se dy yjet e aktrimit do të finalizojnë më në fund dashurinë e tyre në martesë!
Romanca mes Vikander dhe Fassbender ka lindur në sheshin e xhirimit t filmit “The Light Betëeen Oceans”, edhe pse fillimisht janë takuar në festën e organizuar për Toronto Film Festival. Ylli i “Shame”, nuk preferon të flasë shumë mbi këtë eksperiencë të re në jetën e tij. “Nuk do t’i hapem një të huaji që nuk e njoh aspak, deri sa të jem i bindur për këtë. Pse duhet ta bëj? Nuk kam nevojë ta bëj!”, është shprehur ai gjatë një interviste, kur u pyet për të disatën herë për partneren e tij. Ceremonia që do të mbahet në Spanjë, pritet të ketë shumë pak të ftuar, e natyrisht, do të jetë e një natyre tejet private. Me një diferencë moshe prej dymbëdhjetë vitesh, Vikander dhe Fassbender janë ndër historitë më premtuese të kinematografisë, për sa i përket romancës së tyre. Eventi pritet të organizohet gjatë kësaj fundjave, ndërsa detaje të mëtejshme ende nuk janë konfirmuar nga vetë aktorët.