KreuCelebrity

Zbulohet kur do të vijë në jetë fëmija i tretë i Kate Middleton!

Një deklaratë zyrtare e Pallatit Kensington gjatë ditës së sotme na ka zbuluar se kurrë do të vijë në jetë pasardhësi i tretë i familjes mbretërore britanike, një muaj pas njoftimit se Dukesha vuante nga “Hyperemesis Gravidarum”. Kate Middleton dhe princi William do të mirëpresin fëmijën e tyre në muajin prill. Pra, përpara ditëlindjeve të princeshës Charlotte në 2 maj, e princit George në 22 korrik.

 

 

Kjo datë është zbuluar pasi Pallati Kensington bëri publike vizitën e Kate dhe William në Norvegji dhe Suedi në fillim të vitit 2018-të. Nuk është bërë ende publik itenerari i turit mbretëror, apo nëse do të shoqërohen edhe këtë herë nga fëmijët e tyre. William ka një udhëtim zyrtar drejt Finlandës muajin e ardhshëm, por pa familjen.

 

Kate është shfaqur dy herë në publik së fundmi, në eventin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, si edhe në stacionin e trenit Paddington teksa shkonin të merrnin pjesë në një ceremoni fejese. Burime pranë familjes mbretërore mendojnë se fëmija i tretë mund të jetë djalë, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar mbi gjininë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF