KreuCelebrity

Kë do të shohim në vend të Rashelit pranë Ermalit? 

Në programin e së shtunës në mbrëmje në televizionin Klan “Xing me Ermalin” tashmë nuk do ta shohim më personazhin lozonjar të Rashelit, por një tjetër bukuroshe do të qëndrojë përkrah moderatorit Ermal Mamaqi.

Pasi mësuam se Rashel Kolaneci nuk do të jetë më pjesë e “Xing me Ermalin”, ka qenë vetë Ermali që na ka treguar përmes rrjetit social Instagram se cila do të jetë “blerja e re” për emisionin. “Blerje e re në Xing me Ermalin”, shkruan Ermali në foton e modeles bionde Kejvina Kthella. Nga fotoja duket se është një modele me një fizik tepër seksi, bionde e sykaltër! Po t’i hedhësh një sy profilit të saj kupton se modelja jeton në Milano, madje ka qenë edhe pjesë e Javës së Modës së Milanos.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF