KreuCelebrity

Kylie Jenner tradhëton veten, shfaq barkun pas lajmeve mbi shtatzëninë!

Prej kohësh tashmë përflitet që Kylie Jenner është në pritje të ëmbël, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë ajo apo të afërmit e saj. Që nga fillimet e aludimeve të tilla, 20-vjeçarja duket se është ‘zhdukur’ nga rrjeti, duke e lënë pas dore aktivitetin në rrjetet sociale. Një ndryshim i tillë është parë që në fundin e shtatorit, deri sa 24 orët e fundit kanë treguar jo pak mbi Kylie-n.

Në videon e postuar në Snapchat nga Jenner, ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ është shfaqur duke kërcyer me një nga këngët e të dashurit e saj, Travis Scott. Veshur vetëm me reçipeta sportive, Kylie ka zbuluar pak nga barku i saj, i cili duket mjaft i fryrë. Është hera e parë që shtatzënia e Jenner shfaqet kaq dukshëm, ndërsa internet tashmë është mësuar me idenë e këtij ndryshimi në jetën e 20-vjeçares. Tashmë, mbetet për të parë më shumë nga Khloe…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF