KreuCelebrity

Dafina Zeqiri publikon albumin “King”!

Këngëtarja Dafina Zeqiri u zhvendos në Amerikë për të zhvilluar më tej karrierën e saj muzikore. Pas klipit “Told Ya” këngëtarja ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj: Tashmë është gati albumi “King” në gjuhën angleze!

 

Dafina e ka dhënë lajmin tepër e emocionuar përmes rrjeteve sociale. “E kam pritur prej kohësh dhe më në fund albumi mbërriti”, shkruan ajo ndërsa ka falenderuar me gjithë zemër bashkëpunëtorët që e besuan për të realizuar këtë projekt me punën e tyre intensive e të palodhshme.

Këngëtarja ka falenderuar edhe fansat, duke i quajtur mbretër, për dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Për të gjithë adhuruesit e muzikës së Dafina Zeqirit, albumi është në i Tunes!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF