Këngëtarja Era Istrefi është tashmë një emër i njohur në muzikën ndërkombëtare. Bashkëpunimi i saj i fundit me reperin maroken “No I love Yous” rezultoi i suksesshëm, i shikuar e i pëlqyer. Era nuk ndalet, çdo ditë është e pranishme për ndjekësit në rrjetet sociale duke treguar arritjet në muzikë e stilin e saj tepër ekstravagant!
Pak momente më parë, këngëtarja na ka treguar se është bërë pjesë e revistës “Hollywood Life”. Ajo është shfaqur në Instastory-t e kësaj reviste duke ndarë momentet e një ditë të saj të zakonshme në Prishtinë.
Era e nis ditën duke gatuar një omeletë të shijshme, më pas duke shkuar rrugës për në palestër ajo tregon vendin ku është rritur “Dardania” dhe kujtohet të përshëndesë gjithë njerëzit që ka takuar në Los Angeles. Thotë se i mungojnë shumë që të gjithë.
Këngëtarja ka treguar për “Hollywood Life” se po nis për herë të parë të merret me kick-boxing. Ajo ka nisur të stërvitet sot dhe ka kërkuar që ndjekësit t’i urojnë fat!
Pas palestrës, Era është ndërruar e ështe nisur drejt restorantit të preferuar, duke u premtuar ndjekësve se do i çojë edhe në vende të tjera të Prishtinës!



















