Mbrëmja e djeshme e ka gjetur familjen Hoxha duke festuar sëbashku me disa nga emrat më të njohur të Top Medias, e arsyeja e një organizimi të tillë ka qenë ditëlindja e Lorit. Në festën për celebrimin e një dite kaq të veçantë nuk kanë munguar personazhet më në zë të ekranit, si Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Eno Popi etj, të cilët janë parë më së shumti nën shoqërinë e Ledionit. Ky i fundit, nuk është kursyer me postime në Instagram, nga ku kemi zbuluar jo pak nga nata e mbrëmshme.
Në sallën e dekoruar kryesisht me ngjyrë ari, dallohen zbukurimet me tollumbace, të cilat formonin emrin e Lorit. Me po të njejtin kolor ishin veshur edhe shumica e të ftuarve, përfshirë këtu edhe vetë protagonisten e festës, ndërsa diferencën e bënin Ledioni, Xhemi, Arbana dhe Eno. Të veshur me të zeza, Liço nuk është kursyer me shakatë për sa i përket kësaj zgjedhje.
Në një nga fotot e publikuara krahë Shehut dhe Osmanit, moderatori shkruan: “Tre hijet, telenovela më e re turke në Top Channel”. Ndërsa Sara dhe një nga miket më të mira të Lorit, Jonida Maliqi, e kanë respektuar kodin e veshjes, duke u shfaqur kështu me veshje me nuanca ari. I pranishëm në festë ka qenë edhe i dashuri aktual i Lorit, Vis Bajraktaraj, që si gjithmonë është treguar i rezervuar në postime për sa i përket festës së mbrëmshme. Duke i uruar ditëlindjen, ju ftojmë të shikoni më poshtë disa nga fotot e shkëputura nga organizimi i një nate më parë.
Xhemi Shehu, Arbana Osmani dhe Ledion Liço
Jonida Maliqi dhe një nga mikeshat e ngushta të Lorit
Ledion Liço
Ledioni, Xhemi, Arbana dhe Eno Popi