Kendall Jenner ka postuar së fundmi një foto të të pasmeve në Instagram, dhe nuk është nevoja të themi që interneti u çmend me komente. Njohur për format e saj fizike tipike prej supermodeleje, fansat e kanë përgëzuar Jenner për vithet bombastike…por, mesa duket, syve të mprehtë nuk iu ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm!
Supermodelja duket se nuk e ka kursyer fotoshopin, e kjo duket qartazi në nivelimin ndryshe të fundit të murit. Një nga fansat ka komentuar: “Boll e rregullove trupin me programe”. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e Kendall të vënë në dyshim imazhin e fundit të Jenner në rrjetet sociale, ndërsa nuk mund të thuhet me siguri nëse është realisht modifikim kompjuterik ose jo. Mund të jetë edhe një perspektivë ndryshe, që përkthehet në mënyrë të gabuar në sytë e detajistëve…
Kjo nuk është hera e parë që familja Kardashian-Jenner vihet në qendër të vëmendjes për raste të tilla, si ky i fotoshopit. Kim Kardashian është ‘mbretëresha’ e gabimeve të tilla, ndërsa Kylie është kapur mat më shumë se një herë në këtë aspect. Po ju, si mendoni, është modifikim apo jo?






Kastro Zizo: “Më vjen keq për Rudinën…”












Dafina Zeqiri publikon albumin “King”!

Një ditë me Erën në Hollywood Life!
