Këngëtari i njohur Vedat Ademi është shpërngulur prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm pak kohë më parë, bashkëshortja Dorela, zbuloi për ditëlindjen e këngëtarit se ishte në pritje të djalit të tyre të dytë, pas Jon Art-it pesë vjeçar.
Siç ju kemi treguar në bordo.al Dorelës i bënë kolegët një festë surprizë në punë për këtë pritje të ëmbël, por familja dhe kolegët e kanë surprizuar sërish! E emocionuar dhe e lumtur për këtë festë, ajo ka ndarë foto nga atmosfera festive dhe dhuratat që ka marrë!
Ja atmosfera e Baby Shower-it në shtëpinë e Dorelës dhe Vedatit!