KreuCelebrity

Klajdi Haruni, një këngë prekëse për vajzat e babit

Këngëtari korçar Klajdi Haruni, siç na kishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, do të publikonte sot këngën e tij të re “ Vajzat e babit”. Kjo këngë vjen ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim artistin energjik, i cili është pjesë e labelit Threedots.

 

Këngëtari na sjell një këngë të ndjerë,  shoqëruar me një klip prekës, për vajza të cilat kanë humbur babanë në moshë të vogël. Klajdi ka sjellë përmes vargjeve dashurinë më të madhe që mund të ekzistojë, atë prind-fëmijë dhe shkruan se e ka përjetuar pafund këtë projekt të ri muzikor.

Kjo baladë me tekst dhe muzikë prekëse është realizuar nga Flori Mumajesi, për të cilin këngëtari shprehet se “i ka dhënë shpirt këngës dhe e ka bërë një perlë të vërtetë”.

Nuk kanë vonuar komentet pozitive të fansave, të cilët e kanë komplimentuar artistin për temën e zgjedhur dhe vargjet emocionuese.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF