KreuCelebrity

Ines Rau, transgjinorja e parë në kopertinën e Playboy!

Revista e njohur erotike Playboy ka vendosur që në edicionin e muajit nëntor, në kopertinë të ketë një personazh ndryshe, një lepurushe transgjinore! Ajo është 27-vjeçarja franceze Ines Rau.

 

Modelja ka hyrë në botën e modës me vështirësi, për shkak të orientimit seksual dhe përzgjedhja për të qenë në kopertinën e kësaj reviste përbën një revolucion të vërtetë.

“Kam jetuar gjatë pa thënë që isha një transgjinore. Kisha frikë se nuk do gjeja një të dashur dhe do isha e paragjykuar. Më pas i thashë vetes duhet të jesh vetëm ajo që je. Shpëtimi është të thuash të vërtetën, kushdo qoftë gjinia jote apo orientimi yt seksual”, ka treguar ajo.

Rau shton: “Personat që të refuzojnë nuk vlejnë fare. Më e rëndësishmja nuk është që të tjerët të të duan, por të duash veten. Kur realizova një set fotografik mendova për të gjitha vështirësitë e fëmijërisë sime. Ky është komplimenti më i bukur që kam marrë ndonjëherë. Si një buqetë gjigande me trëndafila”.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF