KreuCelebrity

Ines Rau, transgjinorja e parë në pjesëmarrëse në Playboy!

Ines Rau ka bërë histori si transgjinorja e parë në Playboy, e lajmi për pjesëmarrjen e saj në numrin e ri të nëntorit po çmend internetin. Derek Kettela është emri që fshihet pas setit fotogragik të Rau, që cilësohet si ndër më të arrirët e revistës deri më tani. Ines, vetëm 26-vjeçare, shprehet se ndihet pafund me fat për një arritje të tillë, edhe pse karriera e saj si fotomodele nuk ka nisur këtu.

Sipas People, Rau ka marrë pjesë në fushatën publicitare të Balmain, ashtu sikurse ka pozuar për Vogue Italia edhe më parë. “Kur po realizoja setin, mu kujtuan të gjitha vështirësitë që kalova në vegjëli. Tani, kjo pjesëmarrje në Playboy është si një buqetë e madhe me trëndafila”, është shprehur Ines. Edhe pse e para transgjinore që merr titullin Playmate, kujtojmë se nuk mban fronin si e parë për daljen në revistë.

Më 1991 ishte Tula ajo që pozoi fillimisht për revistën, edhe pse nuk e mori titullin Playmate.  Rau i është shprehur mirënjohëse Hefner, që sipas saj e ka inspiruar me moton e tij ‘Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar ëndrrën e një tjetri’. Djali i Hefner, Cooper, ka postuar në Twitter lajmin për Ines, duke e cilësuar si një fushatë për thirrje për një botë më të hapur e më me pak paragjykime.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF