KreuCelebrity

Grabitet vila e Kim dhe Kanye në Bel Air

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë sërish nën shënjestrën e hajdutëve, këtë herë në vilën e tyre në Bel Air në Kaliforni ku një hajdut është përpjekur t’u vjedhë makinat. Por, si është tani familja e saj?

 

Vetëm një vit pas vjedhjes së bujshme në dhomën e hotelit në Paris, Kim është bërë viktimë e një tjetër grabitjeje mëngjesin e ditës së sotme. Hajduti, i cili nuk është kapur ende, është vënë re nga kamerat e sigurisë se kishte nën shënjestër tre makina luksoze.

Është raportuar se hajduti ka mundur të vjedhë vetëm një I-phone, jo të familjes së Kim ku janë të gjithë mirë, por të një punonjësi të stafit të saj.

Kjo është hera e dytë që tentojnë të grabisin mbretëreshën e konturimit, pas incidentit të Javës së Modës në Paris vitin e kaluar ku pesë burra e kërcënuan me armë për bizhuteritë e saj prej diamanti me vlerën 11 milionë $.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF